Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare “magjistari i lahutës”, Jonuz Delaj Skënder Kamberi vlerësohet si një prej emrave më të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri studiuesve të artit dhe kolegëve që përcollën sot në banesën e fundit mikun e tyre, që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 87-vjeçare.
“Është një gur themeli i artit të pikturës. Rikrijoi botën e tij artistike duke u mbështetur në shtyllat e aartit realist, qëndroi pranë natyrës… Skënderi nuk ishte thjesht një vëzhgues i natyrës, por ishte edhe një njohës i mirë i saj, për ta parë natyrën jo thjesht si bukuri, por si strukturë”, është shprehur studiuesi i artit Agim Janina.
Arti pamor humbi piktorin që me penelin e tij krijoi mbi 1400 vepra si portretet e gjalla me natyrën me të gjitha ngjyrat e saj. Krahas pikturave të realizmit, ai guxoi me elementë të rrymave të ndaluara para viteve ’90, përfshirë kubizmin, ekspresionizmin dhe abstrakten.
“Në atë kohë, erdhi si një kondrabedal i një natyre tjetër. Duhet të kuptoni si ishin njerëzit në atë kohë… të takoje njerëz si Skënder Kamberi ishte një frymëmarrje, një dritare tjetër. Fliste me pasion. Veprën e tij e quaj dizonancë në një kohë të ndaluar”, u shpreh piktori Vladimir Myrtezai.
Një pjesë e veprave të Kamberit ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare e Arteve.
“Është një nga artistët me të cilët jemi rritur. I kam admiruar veprat e tij, kam mësuar prej tyre. I përkiste pikturës realiste, por edhe i asaj moderne. Punonte shumë dhe veprat e tij janë pjesë e shkollës që krijoi Vlora me në krye Skënder Kamberin dhe artistët e tjerë”, tha Abaz Hado.
Homazhet për “Artistin e Merituar” u mbajtën në ambientet e Akademisë së Arteve. Kamberi u largua i realizuar dhe pavarësisht sfidave shëndetësore me të cilat u përball muajt e fundit, nuk ndali krijimtarinë, shprehet vajza e tij piktore.
“Nuk kishte asnjë peng, thoshte gjithmonë ‘do të largohem i lumtur sepse gjithçka kam dashur e kam arritur’. Unë kam skicën e tij të fundit. Ai nuk fliste, i dhashë stilolapsin dhe iu luta të bënte gjithçka, pa mbesën dhe e vizatoi fiks sikurse ishte edhe pse dora e tij rrëshqiste mbi letër si të ishte pendë”, u shpreh e bija Donika Kamberi.
Me ekspresivitetin që e karakterizonte, piktura e Kamberit kapërceu shumë shpejt kufijtë me eskpozitat që zhvilloi në disa qytete europiane, duke u bërë pjesë e koleksioneve private.
Top Channel