Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë
16/04/2026 16:38
Një 17-vjeçare ka kallëzuar në polici një 23-vjeçar, se ky i fundit kreu marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.
Sipas njoftimit të policisë, me datë 14 prill, M.C. 23-vjeç dyshohet se ka përdhunuar adoleshenten.
Policia ka shpallur menjëherë në kërkim të riun, teksa po punohet edhe për verifikimin e kallëzimit
Top Channel