Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është i gatshëm të dorëzojë uraniumin e pasuruar, një zhvillim që mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në negociatat për uljen e tensioneve.
Sipas raportimit të The Wall Street Journal, Trump është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se negociatat po ecin në drejtimin e duhur.
“Ka shumë gjasa që të arrijmë një marrëveshje me Iranin. Do të jetë një marrëveshje e mirë,” deklaroi presidenti.
Trump ka bërë të ditur gjithashtu se është i gatshëm të udhëtojë drejt Islamabad në rast se palët afrohen drejt finalizimit të marrëveshjes, duke sinjalizuar rëndësinë që Shtëpia e Bardhë i jep këtij procesi diplomatik.
Nëse konfirmohet, pranimi i Iranit për të dorëzuar uraniumin e pasuruar mund të hapë rrugën për një marrëveshje më të gjerë, që synon të ulë tensionet në rajon dhe të shmangë përshkallëzimin e konfliktit.
Top Channel