Barcelona me ankesë zyrtare në UEFA: Na eliminuan vendimet e gjyqtarëve, dëm sportiv dhe ekonomik 16/04 19:11
Leo Messi nga sot është edhe president i një klubi. Mediat spanjolle njoftojnë se ylli argjentinas ka mbyllur me sukses blerjen e klubit katalanas UE Cornellà , që luan në Divizionin Tercera (RFEF).
Ky transaksion konfirmon edhe një herë lidhjen e ngushtë të argjentinasit me Katalunjën, ku edhe kaloi ditët më të mira të karrierës së tij dhe shkroi historinë e futbollit botëror.
Cornella me kalimin e kohës pritet të përmirësojë infrastrukturën dhe dalëngadalë të ngjisë shkallët e futbollit, më synimin kryesor në prodhimin e talenteve të rinj.
Duhet thënë se edhe në të shkuarën nga ky klub kanë dalë yje të futbollit botëror si David Raya, Jordi Alba apo Gerard Martin.
Top Channel