Sherr mes të rinjve në Lezhë/ Konflikti verbal kthehet në dhunë fizike, disa të shoqëruar në komisariat

16/04/2026 22:11

Një sherr mes disa të rinjve të komunitetit rom është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Sipas burimeve në vendngjarje, fillimisht të rinjtë janë konfliktuar verbalisht, por situata ka agravuar më tej duke degjeneruar në dhunë fizike mes tyre.

Siç raporton korrespondentja Brixhilda Deda disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat ku po sqarohen dhe rrethanat e ngjarjes

Top Channel