“E falënderoj për përpjekjet e tij për paqen”/ Presidenti i Libanit zbulon bisedën telefonike me Trump: Shpresoj për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

16/04/2026 17:35

Zyra e Presidentit të Libanit, Joseph Aoun, ka konfirmuar se sot ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në një postim në X, Presidenti Aoun falënderoi Trump për përpjekjet e tij për arritjen e një armëpushimi në Liban dhe për “sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”.

Aoun theksoi edhe një herë se dëshiron një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Nga ana e tij, Trump shprehu mbështetjen për Presidentin Aoun dhe për Libanin.

Top Channel