Konsumoi detergjent, përfundon në spital 17-vjeçarja në Lezhë Një tjetër rast i goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është zbuluar në Durrës, ku policia ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Operacioni i koduar “Banesa” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Në pranga ra shtetasi Eduart Kullesi, 30 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, 30-vjeçari dyshohej se kishte fshehur një sasi lënde narkotike në një banesë të pabanuar pranë shtëpisë së tij, në lagjen nr. 8.
Shërbimet policore ndërhynë në momentin që ai po tentonte të merrte lëndën narkotike, duke e kapur në flagrancë.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan rreth 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u mor në cilësinë e provës materiale.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel