Një tjetër rast i goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është zbuluar në Durrës, ku policia ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Operacioni i koduar “Banesa” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.