Koha po mbaron, nis numërimi mbrapsht? IEA: Evropa mund të ketë vetëm gjashtë javë karburant për avionë
Nga Kameruni ku predikoi paqen e një zemrën e njërit prej konflikteve më të ashpra separatiste të botës sot, Papa Leoni i XIV kritikoi ashpër udhëheqësit që shpenzojnë miliarda për luftëra, dhe paralajmëroi kundër atyre që përdorin besimin për qëllime të padrejta.
“Bekuar qofshin ata që ndjekin paqen, por kujdes ata që manipulojnë fenë dhe vetë emrin e Zotit për përfitime ushtarake, ekonomike dhe politike, duke tërhequr atë që është e shenjtë në errësirë dhe ndotje… Unë jam këtu për të mbështetur paqen… Ne duhet të bëjmë një ndryshim të vendosur kursi, duhet të bëjmë një kthesë të vërtetë e cila të na çoj drejt një rruge të qëndrueshme, të mbushur me vëllazëri njerëzore. Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh, por megjithatë mbahet në këmbë sërish nga mbështetja e një shumice vëllezërish dhe motrash”, u shpreh ai.
Kreu i Kishës Katolike theksoi se shpenzimet e mëdha ushtarake ndodhin në kurriz të njerëzve të zakonshëm dhe se luftërat ushqejnë dhunën dhe paqëndrueshmërinë globale. Fjalimi i fortë i tij erdhi pas një sulmi të ri në rrjetet sociale nga presidenti amerikan Donald Trump.
Deklaratat e Papës vijnë në një moment tensionesh ndërkombëtare dhe përplasjesh politike, dhe i mëshojnë idesë për uljen e tensioneve dhe përqëndrimin tek zgjidhja e konflikteve përmes diplomacisë.
Top Channel