Mbappé thyen heshtjen: Nuk dorëzohemi kurrë, do të kthehemi te fitorja shumë shpejt
Suksesi i Vincent Kompany në krye të pankinës së Bayern Munich nuk është rastësi, të paktën jo për ish-“mësuesin” e tij, Pep Guardiola.
Tekniku i Manchester City-t ka thurur elozhe për ish-kapitenin e tij, duke zbuluar prapaskenat e emërimit të belgut në krye të gjigantëve gjermanë. Guardiola u shpreh se aftësitë drejtuese të Kompany ishin të dukshme që kur ai mbante shiritin e kapitenit në “Etihad”.
“Të shoh Vinny-n duke korrur sukses në një klub aq të madh sa Bayern Munich, për mua është zero surprizë. Zero. Kur ishte kapiteni im te City, mund ta shihje këtë çdo ditë. Ai nuk mbrohej thjesht; ai organizonte, analizonte dhe mendonte si trajner që kur ishte në fushë. Ka një tru të pabesueshëm futbolli,” deklaroi Pep.
Trajneri spanjoll zbuloi gjithashtu se bordi i Bayernit e kishte kontaktuar personalisht përpara se të zyrtarizonin marrëveshjen me belgun. Rekomandimi i tij ishte i prerë dhe pa asnjë dyshim. “Kur bordi i Bayernit më thirri për të marrë opinionin tim, u thashë menjëherë: ‘Merreni! Ai është gati.’ E dija që ai kishte personalitetin, inteligjencën dhe guximin për të përballuar presionin e Mynihut,” rrëfeu Guardiola. Ndonëse e pranon se fjala e tij pati peshë, Guardiola ia faturon të gjithë meritën ish-nxënësit të tij, i cili po vërteton se i përket elitës së trajnerëve botërorë.
“Ata i besuan fjalës sime, por e gjithë merita i takon Vinny-t. Gjithmonë kam besuar se ai do të bëhej një trajner i nivelit top, top dhe jam jashtëzakonisht krenar që po e shoh duke e provuar këtë në një prej klubeve më të mëdhenj në botë,” përfundoi spanjolli.
Top Channel