Robert Lewandowski po bëhet qendra e debatit në Milan, ndërsa sulmuesi polak pritet të largohet nga Barcelona si lojtar me parametrat “zero” këtë verë.
Klubi kuqezi është futur fuqishëm në garë me Juventusin, por brenda Milanit po lind një përplasje e brendshme për mundësinë e transferimit.
Drejtori sportiv, Igli Tare, e sheh Lewandowskin si një mundësi të shkëlqyer për të forcuar sulmin, duke nisur edhe kontaktet me agjentin Pini Zahavi. Sidoqoftë, administratori i deleguar, Giorgio Furlani, është skeptik për nënshkrimin e kontratës me një 38-vjeçar, duke preferuar një lojtar më të ri dhe më ekonomik, në përputhje me politikën e klubit për pagat.
Sipas burimeve të mediave italiane, Max Allegri, i lidhur me një rikthim në Milan, ka mbështetur qëndrimin e Tares, duke e konsideruar Lewandowskin një shtesë të vlefshme për ekipin, pavarësisht moshës. Ky mbështetje e trajnerit ka shtuar tensionin në klub, duke nxitur diskutime të forta mes drejtuesve mbi strategjinë e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Në këtë situatë, merkatoja e verës pritet të sjellë vendime dramatike, me Milanin që duhet të vendosë nëse do të ndjekë rrugën e Tares për një yll të provuar, apo të dëgjojë paralajmërimet e Furlanit për të ndërtuar ekipin mbi një profil më të ri.
Lewandowski ka ende oferta nga MLS, por tifozët dhe drejtuesit e Milanit po presin me padurim për të parë nëse “magjia” e polakut do të kthehet në Serie A.
Top Channel