Plot krenari dhe emocion, politikani belg Pierre Kompany tregoi gëzimin e tij për suksesin e madh të të birit kundër Real Madridit duke veshur shallin e bavarezëve.

Pierre Kompany festoi fitoren e Bayern Munich ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në mënyrën më të veçantë. Babai i trajnerit bavarez, i veshur me një shall të ekipit, ishte sot në Parlamentin belg, duke tërhequr të gjithë vëmendjen.

Triumfi i ekipit të stërvitur nga djali i tij, Vincent Kompany, dhe imazhi i politikanit belg me ngjyrat e Bayernit, natyrisht bëri bujë në internet, duke treguar se futbolli dhe politika mund të bashkëjetojnë, në kushtet e duhura.

Komentet mbi këtë foto të veçantë mbushën rrjetet sociale, ku shumica e tyre flisnin për një baba model, gjurmët e të cilit i ka ndjekur edhe djali. Nga Kongo emigruan në Belgjikë në vitet 1970, Pierre Kompany vërtetoi se vështirësitë dhe dyshimet mund ta bëjnë një person më të fortë. Në këtë mbështetej edhe djali i tij Vincent, i cili pavarësisht vështirësive dhe pengesave, shkroi suksesin e tij dje, duke veshur ngjyrat e Bayern Munich.

Top Channel