Armëpushimi 10-ditor me Izraelin, reagojnë qytetarët e shpërngulur nga Libani: Jemi të gatshëm të kthehemi në shtëpitë tona, por…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shfaqur optimist për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike me Irani, gjatë deklaratave të fundit për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Ai theksoi se Teherani “nuk duhet të pajiset me armë bërthamore”, duke e akuzuar njëkohësisht për përgjegjësi në vdekjen e 42 mijë personave. Trump nuk i kurseu kritikat as ndaj Papa Leone XIV për deklaratat e tij kundër luftës. Në një koment të pazakontë, ai u shpreh se “edhe Papa duhet ta kuptojë këtë”, duke shtuar se nuk ka në plan të zhvillojë një takim me të.
Duke iu referuar situatës në Gjiri Persik, presidenti amerikan e cilësoi si “të shkëlqyer” planin për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa theksoi se zhvillimet po ecin në drejtimin e duhur.
“Tregjet po ecin mirë, çmimet e naftës po ecin mirë. Besoj se do të arrijmë një marrëveshje të mirë me Teheranin pa armë bërthamore”, deklaroi ai.
Sipas Trump, një takim i ri për çështjen e Iranit mund të zhvillohet gjatë fundjavës, ndërsa la të kuptohet se mund të mos jetë e nevojshme zgjatja e armëpushimit aktual, i cili skadon javën e ardhshme.
Presidenti amerikan u shpreh se Irani ka treguar gatishmëri më të madhe për kompromis krahasuar me dy muaj më parë. Megjithatë, ai paralajmëroi qartë se në mungesë të një marrëveshjeje, tensionet mund të rikthehen: “Nëse nuk ka marrëveshje, armiqësitë do të rifillojnë”, tha ai.
Trump komentoi edhe për Hezbollah, duke vlerësuar se organizata ka gjasa të respektojë armëpushimin, një zhvillim që sipas tij është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.
Top Channel