Video/ A do të takohet Trump me Papa Leonin? Presidenti amerikan përgjigjet: Ai duhet të kuptojë që Irani vrau 42 mijë të pafajshëm
Debatet në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë kanë vazhduar.
Një përplasje e ashpër ndodhi mes deputetit të partisë “Mundësia” dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, ku në qendër të vëmendjes ishte emërimi i ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri.
Pjesë nga debati-
Shehaj: Ju po mbroni veten tuaj. Jo vetëm që Ambasada Amerikane nuk u mbyll, por tani kanë emëruar një ambasador që është gjeneral. Nuk doli gënjeshtra juaj që do mbyllej Ambasada, që SPAK do ishte vetëm. Sot që flasim, krerët e SPAK-ut janë në Uashington, sepse nuk ka mbaruar ajo histori.
Balla: Ti je një gjobaxhi. U vodhe të dhënat e partisë. Je i dënuar sepse i ke vjedhur PD të dhënat e anëtarësisë. Ke raporte aty. I çove mesazhe në 2025: ‘Mos votoni PD’. Dhe këta që bënin sikur i dhimbtë shpirti për ty. Sa për ambasadorin Eric Wendt, emërimi i parë vjen në Tiranë, dëshmon partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Për këtë ne duhet të jemi krenar. Ky është një mesazh shumë i mirë. Mos përmend njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste.
Top Channel