“Të ishte për PD-në, reforma në drejtësi do ishte zhbërë”/ Bido përplaset me Sulon në ‘Top Story’, gazetari: Ku shkuan paratë e BE-së?

16/04/2026 21:45

Pallati i djegur në Tiranë dy ditë më parë ishte në qendër të debatit në “Top Story”, debat i cili më pas kaloi te fondet e BE-së dhe reforma në drejtësi.

Këto debate sollën një përplasje mes deputetit të PS, Ardit Bido dhe gazetarit Arion Sulo.

Pjesë nga debati-

Bido: Lajmi i mirë në shëndoshjen e shoqërisë tonë, përtej lajmit të mirë që s’kishte të lënduar dhe duhet të falënderojmë ato forcat zjarrfikëse. Këto forca sot janë më të mirëtrajnuara se në tërmetin e Durrësit. Lajmi i mirë që nuk kemi pasur të lënduar prej këtij rast. Të gjithë përgjegjësit sot janë nën hetim. Në këtë pikë, në momentin që ne kemi drejtësinë të pavarur, duhet ta lëmë që të dalë në konkluzione për të parë dhe problemet strukturore që ne kemi. Debatin mbi ‘ai është hajduti’, ‘ai është palaço’ dhe ‘unë jam i miri’, mendoj se janë lodhur njerëzit nga këto debate.

Sulo: Hapësira nuk ka më. Zjarrfikësit nuk futeshin dot. Nëse ne i themi opozitës: ‘Ne për IPARD-in duhet të thithim fondet’, atëherë kjo është punë e qeverisë.

Bido: Kush ka vjedhur të futet në burg o vëlla. Të ishte për PD-në ishte zhbërë kjo reforma në drejtësi.

Sulo: Ti po na thua që opozita me këtë kërkesën ka bërë gabim. E kupton çfarë realitet i përmbysur është kjo që bëre?! Ku shkuan paratë e BE-së?

Bido: Thelbi i debatit politik është të bëjë shoqërinë dhe administratën më të mirë. Ti e ke kthyer në normalitet këtë, sa që mendon se politika nuk bëhet ndryshe. Në Greqi çfarë ndodhi?

Top Channel