Armëpushimi Izrael-Liban, Departamenti Amerikan i Shtetit: Mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë
Qeveria siriane njoftoi sot se ka marrë kontrollin e të gjitha bazave ushtarake që më parë përdoreshin nga forcat amerikane, të cilat për vite me radhë kanë luftuar kundër Shtetit Islamik.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme siriane konfirmoi “dorëzimin e plotë” të këtyre bazave tek autoritetet vendase, duke theksuar se procesi është realizuar “në koordinim” mes Damaskut dhe Uashingtonit.
Së fundmi, autoritetet siriane morën në kontroll bazën ajrore Kasrak, në provincën Hasakah, një zonë strategjike në verilindje të vendit. Kjo ndodhi pasi forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të u tërhoqën nga zona. Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi se trupat siriane kanë hyrë në bazën tashmë të zbrazët.
🇸🇾🇺🇲SYRIA Announces Full Control Over All Former US Military Bases After American Withdrawal
Syria has announced that its forces have taken control of all former US military bases in the country, following the complete withdrawal of US troops
This development marks the end of a… pic.twitter.com/I6ssTHEISx
— Global Surveillance (@Globalsurv) April 16, 2026
Sipas raportimeve nga terreni, një konvoj automjetesh ushtarake amerikane është parë duke u larguar drejt kufirit me Irakun. Baza e Kasrakut kishte shërbyer muajt e fundit si qendër logjistike për transportin e trupave dhe pajisjeve ushtarake.
SHBA-të kishin rreth 1,000 trupa të vendosura në disa baza në Siri, kryesisht në zona jashtë kontrollit të ish-presidentit Bashar al-Assad. Këto baza janë përdorur për operacione ajrore kundër militantëve të ISIS-it.
Megjithëse Shteti Islamik u shpall i mundur në vitin 2019 dhe “kalifati” i tij u shpërbë, burime ndërkombëtare paralajmërojnë se ende ekzistojnë qeliza të fjetura të grupit në zonat shkretinore të vendit.
Top Channel