Video/ “Çfarë do të ndryshojë këtë herë lidhur me paqen mes Izraelit dhe Libanit?”, Trump i përgjigjet gazetarit: Ndryshimi jam unë
Banorët e Libanit, të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, kanë reaguar ndaj lajmeve për një armëpushim të mundshëm me Izraelin dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për kthimin e tyre në shtëpi.
Ibrahim Suwaydi, i zhvendosur nga periferitë jugore të Bejrutit, thotë se beson se një armëpushim nuk është i mjaftueshëm.
“Shtëpia ime në Dahiyeh është shkatërruar. Kush do të më kompensojë?”,tha banori.
“Që toka jonë të kthehet plotësisht, ose nuk e pranojmë armëpushimin… Ose ata largohen plotësisht, ose ne kemi mbaruar. Do të qëndrojmë në rrugë”, shtoi ai.
Ndërkaq, Mohamed Yassie, një tjetër banor thotë se vendi i tij ka “arritur shumë” nëse Izraeli tërhiqet nga Libani jugor.
“Ne jemi të gatshëm të kthehemi, edhe nëse shtëpitë tona janë shkatërruar, të kthehemi në fshatrat tona”, tha ai.
Top Channel