Alexander Manninger: Intervista e fundit e portierit të ndjerë austriak, çfarë tha ai për Wenger, Buffon, Del Piero dhe Klopp
Duhej të bënin paqe, por humbën në një skenë mes dy të rinjve në moshë dhe me shumë ndjekës në rrjetet sociale apo tifozë. Kjo është ajo që ndodhi mes Moise Kean dhe Kristian Pengwin që kishin nisur një përplasje në rrjetet sociale
Gjithçka nisi me kritikat e bëra nga influenceri në drejtim të futbollistit të Fiorentinës dhe Kombëtares Italiane për paraqitjen e këtij të fundit në ndeshjen me Bosnjen, me Kean që humbi një shans të artë për të çuar rezultatin 2-0 për Të Kaltrit. ‘Disa momente kyçe të kësaj ndeshjeje të dobët ishin rasti për gol i Moise Kean kur rezultati ishte 1-0 me skuadrën me 10 futbollistë, kur u gjet i vetëm përpara portierit kundërshtar dhe e gjuajti jashtë dhe fakti që në minutën e 72 Kean u zëvendësua. Për ashtu si e analizoj unë futbollin, për numrat që shoj dhe paraqitjet që kam parë gjatë këtij sezoni, Moise Kean këtë vit është për notën 4, as 5 as 5.5, por për notën 4’-ishte shprehur Pengwin.
Reagimi i Moise Kean ishte i menjëhershëm dhe mes dy personazheve nisi një debat në rrjetet sociale me futbollistin që e ftoi edhe në një takim ballë për ballë.
‘Vëlla, shihemi dhe e mbyllim aty. Të gjithë janë të zotët pas një ekrani e pastaj vjen e gëzon, e përsëris, takohemi dhe e mbyllim këtu. Të jesh i sigurt se do të të bëj që të mos kesh më dëshirë të flasësh’-ishin fjalët e Kean me Pengwin që më pas bëri publike të gjithë bisedën.
Këtë situatë e shfrytëzuan gazetarët e programit televiziv italian ‘Le Iene’ që ftuan Pengwin për të shkuar në Firenze për të zhvilluar këtë takim me Moise Kean me influencerin që e pranoi këtë ftesë. Por me të mbërritur atje, takimi me Kean u ndez me futbollistin që iu hakërrye: ‘Të mbys me shkelma, të shkatërroj, vëlla. Por ti nuk e di’. Pengwin u përpoq që ta qetësojë Kean dhe në këtë pikë ndërhyri gazetari i ‘Le Iene’, Stefano Corti që shoqëroi influencerin në këtë takim.
‘Duam vetëm të kuptojmë se çfarë po ndodh…Çfarë ka bërë ai’-iu drejtua gazetari Kean, me futbollistin që u përgjigj: ‘Ai është një dështak. Është i pari që u mora. Të gjithë të tjerët përrreth duhet të kuptojnë-tha Kean-futbollistët këtej, futbollistët andej. Jemi qenie njerëzore, të gjithë gabojnë. Unë nuk kam thënë kurrë ndonjë gjë por ai flet shumë’
Pas momentit të tensionit, Kean u kthye në shtëpi. Por më pas me tone më të qeta pranoi të takohej me gazetarin duke i shpjeguar. ‘Duhet të kuptosh se jemi persone normalë. Gabojmë, edhe ne jemi qenie njerëzore-the Kean-kritikat për atë që bëjmë duhen pranuar. Gjithsesi, unë doja të kërkoja ndjezë, nuk është një shembull, sepse janë shumë të rinj që më shohin dhe kjo me siguri nha është një skenë e bukur, por në të njëjtën kohë nuk e tërheq atë që kam thënë. A do të bëja paqe me Pengwin? Po, por për mua mbyllet këtu. Gjithnjë e kam veshur fanelën, gjithnjë e kam ditur se gjithmonë duhet të jap më shumë. Për mua ishte një goditje e fortë, por mendoj se ishte për të gjithë. Është e nevojshme të shohim përpara. Kështu është jeta…’
Top Channel