Gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, zbardhet paketa e re e Komisionit Evropian, ja çfarë përmban Vazhdon bojkoti në gjykata, avokatët po braktisin gjyqet dhe për herë të parë edhe masat e sigurisë, ndërsa gazetarët vijojnë të paraqiten në procese si publik, për shkak se atyre u kërkohet të firmosin një formular ku u kërkohen edhe të dhënat personale. Gjyqi i radhës që dështoi është ai ndaj Erion Veliajt.
E ndarë në dy kampe, ku disa gjyqtarë refuzojnë të aplikojnë gjoba dhe disa të tjerë po dënojnë financiarisht avokatët, Gjykata e Posaçme përshkallëzoi masën e gjobitjes në gjyqin Veliaj.
Të gjithë avokatët e 11 të pandehurve që po bojkotojnë gjykimet pranë GJKKO u gjobitën me nga 50 mijë lekë, ndërsa në seancën e mëparshme, për të njëjtën mungesë, u gjobitën nga gjykata me nga dhjetë mijë lekë.
Ndërkohë, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë i bëri apel ILD-së që të nisë verifikimet për ndërhyrjen e gjykatës në profesionin e avokatisë dhe medias, jo vetëm përmes rregullores, por tanimë duke iu përshkallëzuar gjobat.
“Ne nuk tërhiqemi sepse kjo është në parimin bazë të funksionimit të gazetarisë. Po u shkel kjo, atëherë ta mbyllim avokatinë, të ikim fare. Në atë sistem e mbylli Enver Hoxha, tha: “S’dua avokta” edhe mbaroi. Sot bota është përsosur me një klik, kërkon çfarë të duash. Ku ta gjej unë, të dal jashtë. Unë e kam agjendën në celular, kur caktojmë datat, ne me axhendë dhe kemi probleme”, u shpreh Maksa Haxhia.
Prova e parë se si do ta zgjidhë gjykata mosgjetjen e një avokati për masat e sigurisë do të jetë në orët në vijim, kur do të dalë para trupës gjyqësore Greta Pepa, një grua e arrestuar për call center-at, e cila ka një foshnjë katër muajsh dhe ka përfunduar në polici së bashku me fëmijën.
Top Channel