Milano, Shqipëria prezanton strategjinë kombëtare për implementimin e Inteligjencës Artificiale në shëndetësi
Me një meshë që zgjati për më shumë se tre orë, dhe ku ishin të pranishëm besimtarë të shumtë, organi më i lartë i Kishës Ortodokse Shqiptare, i drejtuar nga Kryepshkop Joani dhe Sinodi i Shenjtë, përkujtoi 10-vjetorin e themelimit të Mitropolisë së Fierit.
Një dekadë më parë, u vendos që Fieri me kishat e tij dhe numrin e lartë të popullsisë ortodokse të organizohej në Mitropoli si një organ përfaqësues brenda organikës së Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë.
Sot pas 10 vitesh, Mitropolia e Fierit inauguron edhe godinën e saj të re, ku zhvillohen aktivitetet zyrtare të saj.
Në prononcimin e tij për mediat Kryepeshkop Joani, pohoi se përvjetorët janë të rëndësishëm sepse janë një mundësi për të medituar mbi paraardhësit tanë duke filluar që nga martirët e parë të kishës e deri më sot duke theksuar se ajo e ka përmbushur misionin e saj. Ai është ndalur edhe te zhvillimet e fundit të luftës ku është shprehur se në këto momente, rëndësishme është paqja e brendshme.
“Ky ishte mesazhi im edhe për Krishtlindje. Nëse do të ketë një paqe reale ajo varet nga paqja e brendshme, sepse po u kushtëzua nga zhvillimet gjeopolitike dhe interesat e momentit, ajo mund të prishet shumë shpejt”, tha Kryepeshkopi.
Fieri ka një numër të lartë kishash dhe manastiresh si dhe një popullsi të madhe me tradite ortodokse duke u renditur i treti në shkallë vendi pas Korçës dhe Beratit.
Top Channel