Enzo Fernandez do të kthehet të luajë për Chelsean, duke e ndalur në vetëm dy ndeshje pezullimin e tij nga ana e trajnerit Liam Rosenior. Shkak ishin deklaratat e “dashurisë” ndaj Real Madridit, të bëra gjatë pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve.

Mesfushori duket se ka bërë një kthim prapa, duke i kërkuar falje stafit dhe shokëve të ekipit. Argjentinasi pritet të kthehet i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Manchester United të shtunën.

“Enzo është stërvitur normalisht”, tha trajneri Rosenior në një konferencë për mediat, duke konfirmuar gatishmërinë e kampionit të botës për ndeshjen e rëndësishme të fundjavës kundrejt një rivali direkt dhe historik.

Top Channel