A do të flinit mbi akull? Hotelet dimërore që shkrijnë çdo pranverë
Qyteti i Durrësit dhe bregdeti i tij vazhdojnë të presin, edhe jashtë sezonit veror, turistë nga mbarë bota.
Për shumicën prej tyre, ky është një takim i parë me një kulturë që i ka surprizuar që në hapat e parë.
“Është hera e parë në Durrës. Një qytet shumë mikpritës. Edhe populli shqiptar është shumë, shumë mikpritës ndaj turistëve. Një përshtypje shumë e mirë.”
“Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe është kaq interesante të shohësh se si shumë aspekte kulturore ndërthuren me njëra-tjetrën.”
“Shqipëria është një destinacion i ri dhe ne vijmë nga Bregu i Fildishtë. Mendoj se është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar.”
Mes adhuruesve të bregdetit durrsak është edhe ky çift nga Franca. Ata shprehen tejet të kënaqur me shërbimin, por kanë hasur dhe një pengesë, që ua vështirëson disi pushimet.
“Ne francezët ndjehemi pak të humbur. Gjithçka është në anglisht. Kjo është e vetmja gjë që mungon. Përndryshe çdo gjë është e shkëlqyer.”
“Për momentin çdo gjë po shkon mirë, por vërtet flitet vetëm anglisht dhe kjo është e vështirë për ne.”
Përtej komunikimit, syri i turistëve nuk lë pa vërejtur edhe detaje të tjera. Për disa, gjendja e ndërtesave të vjetra dhe prania e qenve të rrugës mbeten pika ku qyteti duhet të punojë më shumë për të rritur ndjesinë e sigurisë dhe estetikës.
“Më pëlqen këtu, por ato ndërtesat e vjetra”.
“Qentë në rrugë, janë problem.”
Pavarësisht barrierave gjuhësore apo problemeve të jetës urbane, turistët largohen nga Durrësi me një mbresë të fortë, dëshirën e njerëzve për t’i bërë të ndihen si në shtëpi, ndaj premtojnë të kthehen.
Top Channel