Vlora e nis mbarë me turizmin/ Vjen fluksi i parë i të huajve, të mahnitur nga plazhet në Sazan dhe Karaburun

08/06/2026 12:44

Vlora ka nisur të presë fluksin e parë të madh të turistëve vendas dhe të huaj.

Ndër destinacionet më të preferuara mbeten ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit. Me dhjetëra anije turistike, por edhe mjete më të vogla si gomone dhe skafe, nisen çdo ditë nga porti i Vlorës drejt këtyre bukurive natyrore të bregdetit shqiptar.

Turistët shprehen të mahnitur nga peizazhet, ujërat e kristalta dhe natyra e paprekur e Karaburunit, ndërsa një interes të veçantë zgjon edhe ishulli i Sazanit, me historinë dhe veçantitë e tij.

“Është një vend shumë i bukur. Deti është i mrekullueshëm dhe natyra fantastike. Jemi shumë kuriozë të vizitojmë Sazanin dhe gjiret e Karaburunit”.

Me sezonin turistik që sapo ka nisur, operatorët turistikë presin që numri i vizitorëve drejt Sazanit dhe Karaburunit të rritet ndjeshëm gjatë javëve dhe muajve në vijim.

“Jam nga Polonia, hera e parë në Shqipëri, kemi një javë këtu, një vend shumë i bukur, Vlora është fantastike. Kam dëgjuar më parë për Shqipërinë, por nuk kisha pritshmëri. Por nuk mendoja që ishte një vend kaq i bukur”.

Hera e parë në Shqipëri. Kemi kaluar shumë bukur. Kemi dëgjuar më parë për Sazanin, dhe po e zbulojmë atë qenka i mrekullueshëm”.

Po ashtu menaxhere e një anije turistike shprehet se harta gjeografike e të huajve në Shqipëri sa vjen e zgjerohet. Në stinën e verës jugu i Shqipëri është lokacioni më i preferuar për të pushuar, kjo prej pastërtisë dhe kaltërsisë së detit Jon.

Top Channel