Vlora ka nisur të presë fluksin e parë të madh të turistëve vendas dhe të huaj. Ndër destinacionet më të preferuara mbeten ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit. Me dhjetëra anije turistike, por edhe mjete më të vogla si gomone dhe skafe, nisen çdo ditë nga porti i Vlorës drejt këtyre bukurive natyrore të bregdetit shqiptar.