Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Në procesin ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Brajoviç e Edmon Preka, për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020, GJKKO pranoi kërkesat e avokatëve për provat që do të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor.
Ndër to dhe dërgimin e një letërporosie të re në Francë për sqarimin e burimit të të dhënave SKY ECC, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Avokatëve i’u pranua dhe kërkesa që të merret si provë edhe një vendim i autoriteteve gjyqësore holandeze që nuk ka lejuar në vitin 2019 përgjimin masiv të përdoruesve të SKY ECC.
Ndërkohë seancën e ardhshme do të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK, me shtetasin Jozi Kraja alias Ndoj, vëllanë e viktimës i ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicra për llogari të dosjes “revanshi”, dhe të dashurën e viktimës.
Top Channel