Më pak mbjellje këtë pranverë/ Çmimet e fidanëve janë njësoj, por fermerët hezitojnë për shkak kostosh dhe pasigurie

16/04/2026 16:00

Këtë sezon pranveror, tregu i fidanëve perimorë paraqitet me çmime të njëjta krahasuar me vitet e kaluara, duke ofruar një mundësi të favorshme për fermerët e bujqësisë.

Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë, interesi për blerjen e tyre mbetet i ulët. Shitësit në tregjet bujqësore shprehen se, pavarësisht uljes së çmimeve, kërkesa ka rënë ndjeshëm.

Sipas tyre, faktorë të ndryshëm si kostot e larta të prodhimit, mungesa e subvencioneve dhe pasiguria në tregun e shitjes së produkteve bujqësore kanë ndikuar në hezitimin e fermerëve për të investuar këtë sezon.

Për shkak të përmbytjeve në Berat dhe Lushnjë prodhimet e serave po dalin me vonesë në treg.

Fermerët po shesin një kg domate 170-200 lekë por shumë shpejt çmimi do bjere sepse do te dalin te gjitha prodhimet e serave te tjera.

Nga ana tjetër, shumë nga fermerët për shkak të përmbytjeve kanë kufizuar sipërfaqet e mbjella dhe kanë zgjedhur të mos rrezikojnë mbjelljet me kultura të reja.

Ata theksojnë se fitimet e pakta në vitet e fundit dhe mungesa e tregut të sigurt për prodhimet e tyre janë arsyet kryesore të këtij qëndrimi.

 

Top Channel