Takimi me Ramën në Romë, Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm
Gjatë debatit për energjinë, deputetja socialiste Zegjine Çaushi u përplas me deputetin e PD, Klevis Balliu.
Çaushi u shpreh se Shqipëria vazhdon të ecë përpara, edhe pse sipas saj, opozita zgjedh të bëjë zhurmuesin.
“Këtu te ne, edhe lajmi i mirë duhet të kalojë te filtri i këtij krahu zhurmues. Ky krah nuk ka asnjë limit dhe vjen këtu të jetë kundër çdo gjëje. Nëse nuk ka investime, ju ulërini. Nëse ka investime, thoni ‘Pse tani?’. Në çdo rast keni të njëjtin refren. Në çdo rast, e njëjta politikë e vjetër. Po flasim për ato zona që për vite me radhë keni arritur të mbijetoni pak. Po flasim për njerëzit që nuk duan politikë me energjinë, por energji në shtëpinë e tyre. Por për ju, edhe energjia elektrike kthehet në debat politik. Ju nuk jeni në anën e zgjidhjes, nuk jeni në anën e qytetarëve, jeni në anën e bllokimit të çdo gjëje që ecën përpara. Ju mund të jeni të shkëlqyer në zhurmën që bëni, por zhurma nuk e ndalon zhvillimin e Shqipërisë. I ka mbijetuar Shqipëria këtyre. I ka mbijetuar edhe atij Gërdecit tuaj. Këtë mbijetim, Shqipëria e tregoi me 11 maj. Sa më shumë përpiqeni t’i ndaloni, aq më shumë Shqipëria ecën përpara. Ata nuk kanë nevojë për debatet tuaja, kanë nevojë për një shtet që funksionon. Qytetarët e dallojnë kush ndërton rrjet politik dhe kush ndërton zhurmën, e cila nuk mbaron në këtë sallë dhe nuk do të mbarojë sa të jetë Sali Berisha dhe këta bukuroshët. Me apo pa këta bukuroshë, Shqipëria ecën përpara. I nderuar bukurosh, eja këtu dhe bëj replikën tënde që të ka bërë ChatGPT”, tha Çaushi.
Nga ana tjetër, Balliu e quajti socialisten si provën më të pastër të degradimit të sistemit arsimor në Shqipëri.
“Nuk e kuptoj pse duhet ta merrje kufjen me vete. Zegjine, unë sinqerisht kam dëshirë që të flasësh këtu, jo një herë, jo dy herë, por 20 herë. Nëse ka një provë të degradimit të sistemit arsimor, je në mendimin tim, pavarësisht çfarë thotë kjo opozitë, por prova jonë, më e pastër e më e qartë që sistemi arsimor ka dështuar që ka ndodhur në institucione, je ti. Kam një ankesë nga disa miq”, u shpreh Balliu.
Top Channel