Video/ A do të takohet Trump me Papa Leonin? Presidenti amerikan përgjigjet: Ai duhet të kuptojë që Irani vrau 42 mijë të pafajshëm

16/04/2026 20:39

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të takohet me Papën Leonin për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me luftën në Iran.

“Është shumë e rëndësishme që Papa ta kuptojë… Irani vrau 42,000 persona të pambrojtur, kishte protestues, dhe Irani nuk mund të ketë armë bërthamore,” tha Trump.

Kur u pyet nëse do të takohej me Papën për të zbutur diferencat, Trump u përgjigj: “Nuk e mendoj të nevojshme.”

Ky qëndrim thekson tensionet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Vatikanit mbi politikat ndërkombëtare dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Top Channel