Përcaktohen gjysmëfinalistët e Europa dhe Conference League, njihuni me ëiftet dhe gjithçka duhet të dini
Shakhtar Donetsk vijon rrugëtimin në Conference League. Skuadra ukrainase shkroi emrin mes 4 ekipeve më të mira të kompeticionit pasi eliminoi Alkmaarin në çerekfinale.
Në sfidën e zhvilluar në Holandë, Shakhtar u mjaftua me barazimin 2-2 ndaj Alkmaarit për të prerë biletën për në gjysmëfinale të kompeticionit ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte fituar pastër 3-0.
Historitë e kësaj ndeshjeje u shkruan në pjesën e dytë kur u shënuan të gjithë golat. Shakhtar Donetsk mori avantazhin në minutën e 58 me Allison Santana.
Por Alkmaar reagoi dhe arriti të përmbysë për një momen rezultatin teksa shënoi 2 herë me Jensen dhe Sin për të marrë avantazhin në 2-1. Kur kishin mbetur 7 minuta nga fundi i sfidës, Shakhtar shënoi sërish, këtë radhë me Meirelles për të barazuar shifrat në 2-2 që mbetën të tilla deri në fundin e takimit.
Top Channel