Milan, festimi i Moreira pas golit zemëron Olympiacos, Amorim ‘i tërheq veshin’: Nuk do të ndodhë më, kërkoj ndjesë
Emmanuel Macron dënon dhunën e shfaqur mes tifozëve në mbrëmjen e së enjtes në ndeshjen mes Olympique Marseille dhe Levski Sofjes.
‘Presidenti dënoi me forcën maksimale aktet e dhunës kundër tifozëve bullgarë, që nuk kanë vend as në sport e as në hapësirat publike dhe i siguroi kryeministrit bullgar se akte të tilla nuk do të rrinë pa u ndëshkuar-ishte komenti i bërë nga Pallati Elysee.
Ndërsa, Manuel Bompard, deputeti francez i ekstremit të majtë ‘La France Insoumise’ (LFI) në departamentin e Marseille, komentoi një video në rrjetet sociale qe dukej sikur shfaqte një tifoz të Levskit teksa po bënte përshëndetje naziste.
‘Komplimenta tifozëve të Marseille që u përgjigjën me një kor antifashist’-shkruante Bompard në një postim në rrjetet sociale-ekstremi i djathtë nuk duhet të ketë vend në stadiumet tona’.
Top Channel