Më pak mbjellje këtë pranverë/ Çmimet e fidanëve janë njësoj, por fermerët hezitojnë për shkak kostosh dhe pasigurie
Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim prezantimi me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, i cili do të zëvendësojë Anke Weber.
Gjatë takimit, Guvernatori prezantoi një analizë të situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe projeksionet për të ardhmen.
Sipas tij, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë ritme të qëndrueshme rritjeje, e mbështetur nga një treg pune i fortë, inflacion i ulët, si dhe një sistem financiar i shëndetshëm.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e politikave të kujdesshme makroekonomike, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, forcimin e qëndrueshmërisë financiare dhe uljen graduale të borxhit publik.
Sipas Sejkos, politika monetare do të vijojë të mbetet e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve, duke u bazuar në zhvillimet e reja dhe në vlerësimin e rreziqeve.
Top Channel