E diel, 08 Shkurt 2026
16:33
Dosja Epstein/ Emëroi Mandelson ministër dhe ambasador, jep dorëheqjen shefi i kabinetit qeveritar të Starmer

Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen sot, pas kritikave të shumta nga deputetët e Partisë Laburiste lidhur me emërimin e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara, i cili është në qendër të polemikave pas shfaqjes së emrit të emrit të tij në dokumentet e dosjes “Epstein”.

16:26
Zhdukja e ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth kërkesave për shpërblim për kthimin e sigurt të Nancy Guthrie, siç raporton CNN, rrëmbyesi ose rrëmbyesit e supozuar kanë kërkuar 6 milionë dollarë dhe kanë kërcënuar jetën e Guthrie nëse afati i orës 5 pasdite të së hënës nuk respektohet, duke cituar një shënim shpërblimi të dërguar në stacion.

16:14
Opinion/ Preç Zogaj: “Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

Nga Preç Zogaj*

15:46
Paraburgimi në Shqipëri, 5 herë më i lartë se vendet e BE-së/ Drejtori i të Drejtave të Njeriut në KiE: T’i jepet përparësi alternativave

Shqipëria po përballet me kritika serioze ndërkombëtare për mënyrën se si zbaton masën e paraburgimit, e cila përdoret gjerësisht dhe për periudha të zgjatura, duke e renditur vendin me nivele shumë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

15:39
Provimet në Maqedoninë e Veriut do të bëhen edhe në shqip, ministrja Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Ligji për Gjuhët parashikon zhvillimin e provimeve edhe në gjuhën shqipe dhe se kjo dispozitë do të zbatohet në praktikë.

15:30
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë/ Ministri Gonxhja reagon pas kronikës së TCH: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti

Pas lajmit të Top Channel, se Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë është lënë në errësirë, ka reaguar ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

15:17
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kanë mbetur rreth dy muaj nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por deri më tani nuk ka pasur bisedime ndërmjet subjekteve politike për këtë çështje.

15:13
“Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur”/ Letra e nënës së Inës në “Fan Club”: Publikut dua t’i them…

Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një letër në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja Kiara Tito.

15:02
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani është dhunuar mesditën e kësaj të diele në një pikë karburanti në Vlorë.

14:55
Video/ Aksidenti i frikshëm i kampiones 41-vjeçare në Cortina, momenti kur Lindsey Vonn përplaset dhe gara ndërpritet

Lindsey Vonn pësoi një rënie tronditëse në vrapimin zbritës në pistën Olympia delle Tofane në Lojërat Olimpike Milan-Cortina 2026.

14:44
U dhunua nga dy persona në një pikë karburanti, avokati Cakrani tregon për TCH: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

14:23
Sot, në Exclusive/ “Nga vizitorë në pretendentë”, si Shqipëria po sfidon gjigantët në Lojërat Olimpike Dimërore

Në Olimpiadat dimërore kemi shkuar si turistë, me ftesë, me kokën ulur. Të lumtur vetëm se ishim pjesëmarrës në festën e të tjerëve.

14:15
Drake “zbret në fushë” për Super Bowl/ Një milionë dollarë bast për New England, skuadra e Patriots lutet…

Drake vendos të ‘zbresë në fushë’ në Super Bowl që do të luhet në mesnatën e kësaj të diele me orën evropiane në Levi’s Stadium të Santa Clara dhe ku përballë do të jenë New England Patriots dhe Seattle Seahawks.

14:14
Sherr në një pikë karburanti në Vlorë/ Dhunohet avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani

Një sherr ka ndodhur mesditën e së dielës në Vlorë, nga ku mësohet se ka mbetur i dhunuar avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

13:55
‘Milano-Cortina 2026’, medalje e artë për amerikanen Johnson në zbritjen e lirë për vajza

Skitë Alpine dhuruan të tjera medalje në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina 2026. Këtë radhë ka qenë në disiplinën e zbritjes së lirë për vajza.

13:35
I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar 43-vjeçar, anëtar i një organizate të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës, u arrestua nga Policia italiane në zonën e Vittorias në Itali.

13:27
Protestat në Milano, IOC: Dhuna nuk ka vend në Lojërat Olimpike

‘Protestat legjitime janë të lejuara, por dhuna nuk ka vend në Lojërat Olimpike. Besoj se është vetëm e nevojshme që të vijohet me Lojërat që mbrojnë bashkimin dhe paqen në botë, gjë që është shumë e rëndësishmne në këto kohë, nuk kam çfarë të shtoj tjetër’-kjo është ajo që ka deklaruar zëdhëndësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams në lidhje me protestat e një dite më parë në Milano gjatë një konference për shtyp.

13:21
Trafikonte armë zjarri në Tiranë/ Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, sekuestrohen 12 pistoleta dhe municion luftarak

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit, duke sekuestruar 12 pistoleta dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut.

13:11
“Rama nuk do e zbatojë vendimin e Gjykatës për Ballukun”, Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të diel në podcastin “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se beteja do të vazhdojë.

13:08
Opinion/ Eduard Zaloshnja: Kursi 1 me 100 për euron mund të zbusë jo pak probleme

Nga Eduard Zaloshnja, PhD, QENDRA AGENDA

12:52
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh për trafik droge në Itali

Një shtetas shqiptar, i arratisur që nga viti 2004 dhe i kërkuar për trafik droge dhe mbajtje të paligjshme armësh, u arrestua në Spanjë falë një operacioni ndërkombëtar të koordinuar mes Karabinierëve të Fermos dhe policisë spanjolle.

12:40
Musk i jep një dorë Ukrainës/ Ngadalëson ushtria ruse, dimri i ashpër dhe mungesa e Starlink frenojnë ofensivën

Përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë po ecën shumë më ngadalë nga sa kishte parashikuar Kremlini.

12:38
Blegtorët e Dimalit në krizë, përmbytjet u dëmtuan ushqimin e kafshëve: Nuk morëm asnjë ndihmë

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga përmbytjet, pasojat vazhdojnë të ndjehen ende.

12:33
Fshati i gështenjave, burimi kryesor i të ardhurave/ Banorët: Mbajmë familjet me to

Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, gështenja mbetet burimi kryesor i të ardhurave për dhjetëra familje.

12:30
Sirena angleze për Dusan Vlahovic, Tottenham dhe Chelsea përpara Milanit

Mes dëmtimit dhe merkatos, për Dusan Vlahovic është me të vërtetë e vështirë të përqendrohet në fushën e lojës dhe tek ato që me shumë mundësi do të jenë muajt e fundit të tij si futbollist i Juventusit. Prioriteti i sulmuesit serb është të rikthehet të luajë sa më shpejt që të jetë e mundur.

12:28
Memoriali i Fishtës në errësirë/ Pas inaugurimit i vendoset kyçi dhe nuk ka as energji elektrike, turistët nuk e vizitojnë më

Pas shiritit të prerë dhe fjalimeve zyrtare, kompleksi memorial i At Gjergj Fishtës ka mbetur… i mbyllur.

12:18
Mbyllet shkolla në Lazarat/ Emigrimi e boshatisi, dështon edhe ideja për ta bërë qendër grumbullimi bimësh medicinale

Godina që dikur gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, sot qëndron e heshtur dhe e mbyllur.

12:10
Bizneset paguanin energjinë si familjarë/ Administratori i FSHU: Dhjetëra zyra noterie dhe kontabiliteti nën kontrolle

Me qëllim pagimin e një tarife më të ulët energjie, me dhjetëra biznese kryesisht në kryeqytet përfitonin duke vijuar ende si një konsumatorë familjarë.

12:09
Shqiptarët duan verën e huaj/ U importuan brenda një viti 6.5 milionë litra, ekspertët: Ja çfarë i dëmton fermerët

Shqiptarët nuk e preferojnë verën e prodhimit vendas kjo shihet edhe tek të gjithë ekspozitorët e restoranteve të cilat janë të mbushura me verë të huaj.

11:52
U kapën duke transportuar 5 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen dy persona në mbikalimin e Kasharit

Dy persona janë vënë në pranga nga policia, sepse dyshohen se transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

11:39
Plagosi një person në kryeqytet dy muaj më parë, bie në pranga 30-vjeçari në Tiranë

Katër shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga strukturat e Policisë së Tiranës gjatë kontrolleve në terren, në kuadër të operacionit “Catch”.

11:39
Video/ Messi i zakonshëm, gol dhe asist ndaj… Barcelonës

Guayaquil pa nga afër talentin e Lionel Messit me argjentinasin që shënoi gol dhe dha asist në ndeshjen miqësore me Barcelona SC. Viti i botërorit nis me sinjale të qarta edhe pse shpërblimi në këtë sfidë i rezistoi sepse përballja mes Inter Miamit dhe skuadrës kolumbiane u mbyll me barazimin 2-2.

11:29
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, goditet edhe rrjeti elektrik i Kievit

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në Telegram.

11:19
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Debatet në shtëpi, Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 duket se nuk është pritur aspak mirë nga Rogerti, i cili nisi menjëherë debatet me fituesin e edicionit të dytë të BBV.

11:07
Tentonin t’i shmangeshin testit të alkoolit duke korruptuar policinë, arrestohen në Durrës 6 shoferë të dehur

Shkon në 6 numri i shoferëve të arrestuar në Durrës për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur, disa prej të cilëve tentuan të shmangeshin nga testimi i alkoolit duke ofruar para për punonjësit e Policisë Rrugore.

10:51
Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë, është arrestuar në Dubai dhe dorëzuar te autoritetet ruse, njofton shërbimi i sigurisë FSB.

10:38
Memoriali i viktimave të Crans-Montanës përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar

Një zjarr shpërtheu mëngjesin e kësaj të diele brenda memorialit për viktimat e tragjedisë së Crans-Montana, i vendosur në qendër të fshatit.

10:28
Nga shok skuadre me Messin te rikthimet e bujshme në Angli ose Itali, cilat janë 5 klubet që Ronaldo mund t’i bashkohet këtë verë

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Arabia Saudite gjatë verës, pas një përplasjeje të fortë me drejtuesit e Al-Nassr lidhur me strategjinë e merkatos.

10:16
Protestat e dhunshme në Milano kundër Lojërave Olimpike Dimërore, Meloni reagon ashpër: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër pas përleshjeve që ndodhën të shtunën, më 7 shkurt, në Milano gjatë një demonstrate kundër Lojërave Olimpike Milano–Cortina, duke shprehur solidaritet me policinë dhe institucionet vendore.

09:47
Pagat e gjyqtarëve, Rama në “Flasim”: Nuk mund të ketë rritje të përhershme, mos kërkoni qiqra në hell

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, u ndal te rritja e pagave për gjyqtarët.

09:41
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri, u shpreh tepër i interesuar

Gjatë kësaj jave, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vatikan, aty ku u takua me Papa Leonin.

09:24
“Kur ta marrësh vesh çfarë të kam unë ty…”/ Çfarë ndodhi mes Selin dhe Gimbos pas Prime-t, banori: A të vjen turp?

Pak para se të niste Prime i së shtunës, një bisedë mes Mirit dhe Selin ka sjellë luhatje në banoren e kësaj të fundit me Gimbon.

09:06
“SHBA i ka vendosur afat Rusisë”, Zelensky: Trump do që lufta do të mbarojë në qershor, do të ketë presion ndaj Moskës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur muajin qershor si afat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për t’i dhënë fund luftës që po zgjat prej katër vitesh në Evropën Lindore.

08:45
Zgjedhje në kushte ekstreme, Portugalia voton presidentin e ri mes përmbytjeve dhe stuhive që kanë shkaktuar viktima në vend

Portugalia rikthehet këtë të diel në kutitë e votimit për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në një moment të vështirë për vendin, i cili është goditur rëndë nga moti ekstrem që ka përfshirë Gadishullin Iberik ditët e fundit.

08:32
Skandali i dosjeve Epstein vazhdon, Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për një darkë në Pallatin Mbretëror

Dokumente të reja të publikuara javën e kaluar në kuadër të dosjeve të Jeffrey Epstein zbulojnë se Princi Andrew kishte ftuar financierin amerikan, të akuzuar për krime seksuale, së bashku me një modele ruse për një darkë private në Buckingham Palace gjatë një vizite 4-ditore të Epstein në Londër.

08:20
Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin këngëtari i grupit të njohur amerikan të rock-ut

Brad Arnold, këngëtari kryesor i grupit të njohur amerikan rock 3 Doors Down, i nominuar për çmimin Grammy, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi kishte njoftuar publikisht se ishte diagnostikuar me kancer të veshkave në fazën e katërt.

08:13
Shkëmbimi i zjarrit në Milano, vdes pas një jave në spital 30-vjeçari kinez që tentoi të qëllonte policinë

Liu Wenham, 30-vjeçari me origjinë kineze, i cili më 1 shkurt vodhi armën e një roje sigurie dhe më pas hapi zjarr ndaj një patrulle policie, ka ndërruar jetë pas një jave në spitalin.

08:00
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të diel

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

01:25
8 banorë në televotim për të martën, ja cilët janë ata

Miri, Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Stenaldo dhe Rogerti që ishin në nominim të përhershëm, do të shkojnë në televotim për të martën.

00:58
Luiz Ejlli futet në shtëpi, banor i vetëm me një tjetër konkurrent? Ja ç’do të ndodhë

Luiz Ejlli futet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku ai rrëmbeu çmimin e madh në edicionin e dytë.

00:47
Dy hyrje të reja, njihuni me Markon dhe Alesion

Dy banorë të rinj i janë bashkuar shtëpisë këtë të shtunë.

00:36
Kristi shpërthen në lot, dy vëllezërit i bëjnë surprizën e papritur

Nuk ka mundur t’i mbajë lotët Kristi kur si surprizë i kanë ardhur dy vëllezërit e tij.

E shtunë, 07 Shkurt 2026
23:49
Selin dhe Miri bisedë me kode pak para spektaklit, Gimbo sheh klipin ku flitet për të: Butonin e ke ti në dorë

Pak para se spektakli i sotëm të niste, Miri dhe Selin duket se kanë pasur një bisedë me kode mes tyre, menjëherë sapo Gimbo është larguar nga tavolina ku qëndronin të tre.

23:06
“Çika jem!”/ Dy banorët në dhomën e rrëfimit, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi…

Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku.

22:52
Manifestim kundër Olimpikeve, përleshje në Milano, disa të ndaluar

Në Milano u zhvillua manifestimi kombëtar kundër Lojërave Olimpike Dimërore dhe kundër pranisë së ICE në qytet. Në këtë manifestim morën pjesë mijëra persona, 3000 deri në 5000 që kishin ardhur të organizuar nga zona të ndryshme.

22:48
Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është i vetmi banor që nuk do donte të linte shtëpinë, duket se ka ndryshuar dinamikën brenda shtëpisë dhe në lojën e saj me Mirin.

22:22
Publiku merr vendimin, Rogerti rikthehet në shtëpinë e BBV

Publiku ka marrë vendimin për Rogertin, pasi që nga e marta u fut në dhomën e reflektimit.

22:22
Olimpiket Dimërore/Rezultoi pozitive për doping, Rebecca Passler i drejtohet CAS kundër pezullimit

Sportistja e biatlonit, Rebecca Passler iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv kundër Agjencisë Italiane Antidoping, WADA, FISI, IOC, ITA(agjencia botërore e testeve antidoping, IBU(Federata Nderkombëtare e Biatlonit) dhe CONI për pezullimin paraprak pas një kontrolli të kryer jashtë periudhës së kompeticionit

22:02
Pas nismës së Big Brother dhe Foodini, Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës  

Banorët e BBVA5 kanë gatuar të enjten për t’i shitur më pas këto ushqime për të gjithë fansat e tyre të cilët i kanë porositur përmes aplikacionit Foodini.

22:00
Pajisja argëtuese “boxer” te Shkëmbi i Kavajës përcjell elektricitet, prindi i alarmuar: Ma hodhi fëmijën në ajër, duhet t’i stakojnë 

Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer” dhe të instaluara në shëtitoren bregdetare te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet se përcjellin korrent duke u kthyer në burim rreziku për fëmijët, të rinjtë dhe çdokënd që u afrohet.

21:58
“The Telegraph” artikull për shqiptarët në Angli: Postojnë video në TikTok, tregojnë si të shmangin ndalimet nga oficerët e emigracionit

The Telegraph ka rikthyer vëmendjen te shqiptarët në Angli, pas një rasti të ri që shqetëson autoritetet e emigracionit.

21:51
Napoli, edhe McTominay ‘ngre flamurin e bardhë’, Conte hidhërohet: Pas pak do hyj të luaj unë…

Napoli arriti të marrë një fitore ndaj Genoas me rezultatin 3-2 në një ndeshje që e mbylli në inferioritet numerik, por skuadra e Antonio Contes humbi shërbimin e një tjetri elementi të rëndësishëm sic është McTominay që pësoi një dëmtim duke u zëvendësuar në pushimin e ndeshjes

21:39
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollë, kush është mësuesi ‘misterioz’

Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit e arsimit bazë në shkollën Gustav Mayer në Tiranë?

21:36
50 ditë BBVA5 me miliarda klikime në çdo platformë, një spektakël i destinuar për të thyer rekordet që vendos vetë

Kjo e shtunë shënon ditën e 50 të nisjes së Big Brother VIP Albania 5, spektakli më i dashur i të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë.

21:34
Prej së martës në dhomën e reflektimit, Rogerti: Kam vetëm 2 miq dhe 12 armiq. Janë xhelozë për lojën time

Që nga ‘prime’ i së martës, Rogerti ndodhet në dhomën e reflektimit si dhe është në televotim.

20:56
Ernest Muçi nuk ndalet më, asist dhe gol në sfidën e radhës së Trabzonspor(VIDEO)

Ernest Muçi vijon me shkëlqimin e tij në kampionatin turk të futbollit. Mesfushori i kombëtares shqiptare u bë sërish protagonist për Trabzonsporin teksa shënoi një gol dhe dha një asist në sfidën me Samsunspor e fituar me rezultatin 3-0.

20:51
Një natë me plot surpriza! Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja ku mund ta ndiqni spektaklin LIVE

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së sotëm do të sjellë emocione të forta.

20:51
“Mu kthye çdo gjë përmbys”, gazetarja Jonida Shehu rrëfen me lotësh humbjen e prindërve: E gjeja veten duke i shkruar mamit mesazhe pas vdekjes

Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve.

20:39
Serie A/Napoli me 10 futbollistë mposht Genoan pas një fundi dramatik të sfidës

Napoli mori një fitore të rëndësishme në Serie A teksa në Ferraris mposhti Genoan me rezultatin 3-2 në sfidën e javës së 24, një ndeshje që pati një finale shumë dramatike.

20:16
Makina përplas motorin në Lungomare, plagoset drejtuesi i motomjetit, transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

19:52
Rreziku nga virusi i rrallë/ Burimi, lakuriqët e natës. Mjekët: Kujdes kush shkon në këto vende

Virusi i ri i Nipah, i cili u shfaq në janar në Indi ka si burim lakuriqët e natës dhe renditet ndër 10 viruset më të rrezikshme në botë.

19:25
“Tani kemi një mision”, Berisha me demokratët e Kamzës: Daniel Shimës i dola zot, por ai ishte shërbëtori i tyre

Sali Berisha ka zhvilluar ost një takim me banorët e Kamzës, nga ku ka bërë thirrje për t’u bashkuar në protestën e datës 10 shkurt.

19:24
Gabimi me kosto 44 miliardë dollarë, Bithumb shpërndan 620,000 bitcoin tek klientët e saj të kriptomonedhave

Një gabim që i kushtoi plot 44 miliardë dollarë bursës së kriptomonedhave Bithumb në Korenë e Jugut, e cila njoftoi se të premten kishte shpërndarë gabimisht 620,000 bitcoin tek klientët e saj, duke shkaktuar një valë paniku dhe likuidimesh në treg.

19:14
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme sipas CNN.

19:07
Xhudo/Shkëlqen Distria Krasniqi, medalje e artë në Grand Slam të Parisit

Distria Krasniqi vazhdon të gdhendë fort emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në sportin e Xhudos. Xhudistja shqiptare fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg duke mundur në finale spanjollen Ariane Toron me Krasniqin që e mposhti kundërshtaren e saj në më pak se 10 sekonda me Ippon

19:02
Qytetarët në Milano protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026: Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell asnjë përfitim ekonomik

Mijëra qytetarë dhe aktivistë marshuan në Milano, duke protestuar kundër ndikimit mjedisor dhe ekonomik që sipas tyre shkaktojnë Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

18:45
Përmendet mbi 700 herë në dosjet e çështjes Epstein nga SHBA, Franca heton ish-ministrin Jack Lang

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

18:38
‘Milano-Cortina 2026’, Francesca Lollobrigida feston 35 vjetorin me medalje të artë dhe rekord olimpik në patinazhin e shpejtësisë

‘Milano-Cortina 2026’ regjistron rekordin e parë olimpik dhe ai vendoset në patinazhin e shpejtësisë në garën e 3000 m për femra. Protagoniste absolute në këtë disiplinë u bë Francesco Lollobrigida që festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 35 vjetorin e saj të lindjes duke i dhuruar vetes medaljen e artë dhe rekordin olimpik të kësaj gare.

18:22
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se homologu i tij francez, Emmanuel Macron, po kërkon një “dialog alternativ me Rusinë” në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

18:11
Barcelona është e pandalshme, katalanasit mundin me tre gola Mallorcën e Muriqit dhe ruajnë kreun e La Ligës

Barcelona nuk ka të ndalur në La Liga, me katalanasit që triumfuan në sfidën e javës së 23-të përballë Mallorcas me rezultatin 3-0.

18:00
Premier League/ Arsenal me hap kampioni, mund Sunderlandin e Xhakës dhe shkon +9 nga ndjekësit, Chelsea shkëlqen me Palmer

Janë luajtur katër ndeshje të tjera në Premier League, ku spikati fitorja 3-0 e Arsenalit përballë Sunderland.

17:55
Pentagoni ndërpret bashkëpunimin akademik me Harvard, akuzon universitetin për “aktivizëm anti-amerikan”

Pentagoni ka vendosur t’i japë fund lidhjeve akademike me Universitetin e Harvardit, duke e akuzuar institucionin më të vjetër universitar në SHBA si një qendër të “aktivizmit anti-amerikan”.

17:40
E rëndë në Itali, gjendet e vdekur një adoleshente, arrestohet një 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 17-vjeçare, është gjetur e vrarë në një kanal në Nizza Monferrato, në zonën e Asti-t.

17:31
Manchester United mori fitoren e 4-t radhazi; tifozi ‘flokgjatë’ i Djajve të Kuq ëndërron…

Manchester United vazhdon të fluturojë në Premier League angleze. Që nga ardhja në stol e Michael Carrick, skuadra e Djajve të Kuq kanë ndryshuar marsh dhe me suksesin 2-0 ndaj Tottenham e çon në 4 numrin e fitoreve radhazi. Një seri fitoresh kjo që mungonte prej kohësh te Manchester United.

17:24
Bisedimet për paqe në Ukrainë, Zelensky: Nevojitet më shumë përparim dhe rezultat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është informuar nga negociatorët e Kievit mbi takimet e fundit dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

17:12
Zyrtare/ Yildiz është i Juventusit, talenti turk rinovon kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2030

Tashmë është zyrtare: Kenan Yildiz ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2030.

17:03
“Pres me padurim t’ju bashkohem përsëri së shpejti”/ Emailet e reja hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew

Emaile të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbulojnë detaje të reja mbi takimin e fundit të njohur ballë për ballë mes Dukës Andrew dhe Jeffrey Epstein, në dhjetor 2010 në Nju Jork.

16:45
“Leje gruan se s’të bëri djalë”/ Përlotet Baby G, flet për humbjen dhe paragjykimet familjare

Baby G ka bërë një rrëfim prekës, duke hapur një plagë të thellë që e ka shoqëruar familjen e saj që nga vitet e para të jetës.

16:43
Renditja/ Tirana në zonën “play out”, Dinamo ende pa fitore në 2026-ën. Si paraqitet situata pas javës së 23-të të Superiores

Java e 23-të e Kategorisë Superiore uli siparin këtë të shtunë, duke sjellë lëvizje të rëndësishme në renditje dhe konfirmime për momentin e skuadrave kryesore.

16:41
Kategoria e Parë/Frenohet Skëndërbeu, përfiton Laçi ngushton diferencën, Apolonia braktis për disa minuta ndeshjen

Këtë të shtunë u zhvilluan 4 ndeshje të javës së 21 të Kategorisë së Parë. Ajo që të bie në sy ishte frenimi i Skëndërbeut me skuadrën kryesuese të kampionatit që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në Peshkopi ndaj Korabit duke lënë 2 pikë në fushën e lojës.

16:26
Skandali në ushtrinë greke/ U arrestua për spiunazh për Kinën, flasin familjarët e kolonelit: Ka udhëtuar i vetëm në Pekin, po mësonte gjuhën dhe…

Ushtria greke është tronditur nga një skandal, ku një kolonel i Forcave Ajrore u arrestua për spiunazh, pasi i shiste të dhëna sensitive nga NATO, Kinës.

16:09
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë, duke theksuar se objektivat do të jenë vetëm bazat amerikane në rajon dhe jo vendet pritëse.

16:01
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ‘game theorie”, analiza e akademikut Fuga: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët një ditë më parë nuk arritën të merrnin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

15:58
Carrick është magjik, Manchester United mund Tottenhamin dhe shkon në katër fitore radhazi

Manchester United vazhdon momentin pozitiv nën drejtimin e Michael Carrick, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në të gjitha kompeticionet.

15:49
Zelensky “zhvendos” fundin e luftës: Shpresat janë që të përfundojë deri në qershor

Edhe pse i preferuar, muaji mars presidentit ukrainas Volodymir Zelensky i duket një datë jorealiste për fundin e konfliktit me Rusinë.

15:32
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos nuk nxori fitues, duke u mbyllur në shifrat 1-1 pas 90 minutash plot emocione, tension dhe raste të humbura.

15:30
Rikthimi i odave shqiptare/ Mjeshtri i punimeve me dru në Elbasan përpiqet të rikthejë tavanet dekorative

Prej më shumë se dy dekadash, Kleandro Peshtani ushtron pasionin që i ka rrënjët e thella në trashëgiminë e tij familjare.

15:22
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën/ Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Një biznesmen italian, i cili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut në spitalin jopublik Trita Hospital në Tiranë, ka humbur jetën vetëm 3–4 ditë pasi kreu procedurën.

15:16
“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”/ Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, mos ka dorë….

Banorit Rrjollit kanë bllokuar sërish punimet në resortin që po ndërtohet në zonë.

14:48
Epsh- tajn, konspiracion dhe politika e heshtjes

Nga Aladin Stafa*