Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” për personalitete të njohura ndërkombëtare të së drejtës, akademisë dhe artit, ku u nderua edhe profesor Ricardo Haussman.
“Është privilegj që ne të jemi kryeqyteti, pritës i kongresit botëror të ligjit, dhe më vjen shumë mirë që një vizitor përpara atij kongresi, ne të jemi së bashku nesër në një sesion të posaçëm që ishte prelud të kongresit sipas traditës të kësaj platforme globale që bashkon njerëz të spikatur të ligjit. Sot këtu, unë u thirra me kërkesën që ai ju kishte bërë organizatorëve, çka dua të më besoni, ishte një barrë jo e lehtë, por duke qenë se në raste të veçanta e kam të pamundur t’ia besoj fjalët e mia përkthyesit. Do ta kthej fjalën në anglisht, për mua është një provim përpara një profesori.
Zonja dhe zotërinj, ka shumë ekonomistë që bëjnë shpjegime pasi bota ndryshon dhe pastaj ka shumë pak ekonomistë të cilët e ndryshojnë përpara se bota t’i vërejë. Profesori Ricardo Hausmann i takon kategorisë së dytë. Sonte nuk po festojmë për një intelektual të spikatur. Sot po nderojmë një personalitet që i ka mësuar kombeve që të zbulojnë shumë dhe duhet të them diçka që në fillim. Marrëdhënia ime me Ricardon ka filluar si një dështim total. E kërkova pa sukses kur isha në opozitë, i shkrova atij dhe u përpoqa të gjeja mënyrën t’i thoja se Shqipëria ia vlente në kohën e tij, dhe në këmbim të kësaj unë mora heshtjen, asnjë shenjë. Ky nuk kishte dëgjuar që një piktor donte të bëhej kryeministri i Shqipërisë. Ricardo vetë ishte në opozitë me lidershipin e Venezuelës. Unë pyesja veten se përse një person refuzonte të fliste me dikë. Por në fund kuptova diçka shumë të rëndësishme: në fillim duhet të fitosh zgjedhjet, që në retrospektivë, mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut, kështu që sapo fitova, Ricardo erdhi.
Dhe nuk erdhi si një ekspert plus, me një prezantim në PowerPoint dhe me biletën e kthimit të rezervuar, por ai erdhi me çizme në terren dhe kjo ka rëndësi, sepse vendet si i yni kanë parë shumë ekspertë. Ekspertë që vijnë dhe dinë çdo gjë, që ta shpjegojnë vendin pasi kalojnë 6 orë në hotel, që përgatisin raporte aq të trasha saqë askush nuk i dëgjon, ka dhe ekspertë që të fajësojnë gjithmonë ty për dështimet e tyre, Ricardo ishte krejt ndryshe. Ai dëgjoi, bëri pyetje, vuri re. Biseda jonë e parë u bë në një tarracë në Tiranë dhe ai më foli për nevojën se cilat do të ishin burimet nga të cilat ai do të inkurajonte më tepër për zhvillimin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Rama.
Top Channel