Top Channel/ “S’më përgjigjej kur isha në opozitë”, Rama për profesorin e Drejtësisë: Duhej të…
06/05/2026 22:39

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” për personalitete të njohura ndërkombëtare të së drejtës, akademisë dhe artit, ku u nderua edhe profesor Ricardo Haussman. “Është privilegj që ne të jemi kryeqyteti, pritës i kongresit botëror të ligjit, dhe më vjen shumë mirë që një vizitor përpara atij kongresi, ne të jemi së bashku nesër në një sesion të posaçëm që ishte prelud të kongresit sipas traditës të kësaj platforme globale që bashkon njerëz të spikatur të ligjit. Sot këtu, unë u thirra me kërkesën që ai ju kishte bërë organizatorëve, çka dua të më besoni, ishte një barrë jo e lehtë, por duke qenë se në raste të veçanta e kam të pamundur t’ia besoj fjalët e mia përkthyesit. Do ta kthej fjalën në anglisht, për mua është një provim përpara një profesori. Zonja dhe zotërinj, ka shumë ekonomistë që bëjnë shpjegime pasi bota ndryshon dhe pastaj ka shumë pak ekonomistë të cilët e ndryshojnë përpara se bota t’i vërejë. Profesori Ricardo Hausmann i takon kategorisë së dytë. Sonte nuk po festojmë për një intelektual të spikatur. Sot po nderojmë një personalitet që i ka mësuar kombeve që të zbulojnë shumë dhe duhet të them diçka që në fillim. Marrëdhënia ime me Ricardon ka filluar si një dështim total. E kërkova pa sukses kur isha në opozitë, i shkrova atij dhe u përpoqa të gjeja mënyrën t’i thoja se Shqipëria ia vlente në kohën e tij, dhe në këmbim të kësaj unë mora heshtjen, asnjë shenjë. Ky nuk kishte dëgjuar që një piktor donte të bëhej kryeministri i Shqipërisë. Ricardo vetë ishte në opozitë me lidershipin e Venezuelës. Unë pyesja veten se përse një person refuzonte të fliste me dikë. Por në fund kuptova diçka shumë të rëndësishme: në fillim duhet të fitosh zgjedhjet, që në retrospektivë, mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut, kështu që sapo fitova, Ricardo erdhi. Dhe nuk erdhi si një ekspert plus, me një prezantim në PowerPoint dhe me biletën e kthimit të rezervuar, por ai erdhi me çizme në terren dhe kjo ka rëndësi, sepse vendet si i yni kanë parë shumë ekspertë. Ekspertë që vijnë dhe dinë çdo gjë, që ta shpjegojnë vendin pasi kalojnë 6 orë në hotel, që përgatisin raporte aq të trasha saqë askush nuk i dëgjon, ka dhe ekspertë që të fajësojnë gjithmonë ty për dështimet e tyre, Ricardo ishte krejt ndryshe. Ai dëgjoi, bëri pyetje, vuri re. Biseda jonë e parë u bë në një tarracë në Tiranë dhe ai më foli për nevojën se cilat do të ishin burimet nga të cilat ai do të inkurajonte më tepër për zhvillimin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Rama.

Top News – ‘Një pakicë po i vë flakën vendit’, Rama: Duan pushtetin me dhunë, s’e jap dorëheqjen
27/10 10:41
Top Channel/ “Ligji për Bankën e Shqipërisë duhet të ndryshojë” Yzeiraj: Të ruhet vlera e parasë
27/10 10:02
Top News – Reduktim të TVSH për ushqimet, drafti i qeverisë, taksa ulet nga 20 në 6 për qind
27/10 10:02
Top Channel/ Aksident në Fier, makina përplas këmbësoren, dërgohet me ambulancë në spital
27/10 09:10
Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08