Futbolli italian qan Evaristo Beccalossi, një prej legjendave të Interit, mesfushorit historik te klubi zikalter. Ish futbollisti dhe drejtues që para se të vishte fanelën ziikaltër ka luajtur dhe me Brescian, u nda nga jetë vetëm pak ditë para 70 vjetorit të tij të lindjes.

 Prej 1 viti gjendja e tij shëndetësore ishte kritike pas një një kolapsi të pësuar në janar të 2025 dhe një periudhe të gjatë në koma. Beccalossi u nda nga jeta në mesnatën mes të martës dhe të mërkures në klinikën Poliambulanza në Brescia ku ishte shtruar.

I lindur në Brescia në 1956, Beccalossi ka qenjë një prej talenteve të futbollit italian në vitet ’70 dhe ’80. Ka qenë një numër 10 i shkëlqyer, lojtari që shpikte, krijonte, ndriçonte dhe e bënte futbollin fantazi të aplikueshme; nuk ishte i shpejtë, por ishte i aftë të shihte atë që të tjerët as e imagjinonin. I rritur futbollistikisht në Brescia, u imponua nëfushë për teknikën dhe vizionin e lojës. 

Por emri i tij do të jetë i lidhur përjete me Interin me të cilin përjetoi sezonet më të rëndësishme të karrierës. I transferuar te zikaltrit në fund të viteve ’70, ai u bë menjëherë një pikë referimi për fantazinë dhe kualitetet. Te Interi u aktivizua në periudhën 1978-1984 duke zhvilluar 216 ndeshje dhe shënuar 30 gola duke fituar titullin në 1979-80 me Eugenio Bersellini në stol dhe 2 Kupa të Italisë(1981-1982). Pas Interit Beccalossi ka veshur edhe fanelat e Sampdorias e Monzas përpara se të mbyllte karrierën në 1987 në Serie B

Top Channel