Mjeku i infektuar me Hantavirus, ministrja spanjolle: Gjendja e tij është e përmirësuar, po evakuohet në Holandë

06/05/2026 15:23

Ministrja spanjolle e shëndetësisë konfirmon se shtetasi britanik i cili është evakuuar nga anija turistike ishte mjek në anije.

Sipas saj ai tani është në një gjendje më të “qëndrueshme” pasi më parë ishte në një “gjendje kritike”. Ndërkohë shton se po evakuohet në Holandë, në vend të Spanjës, gjë që më parë ishte një mundësi.

Më parë, ministria e jashtme holandeze konfirmoi se një britanik 56-vjeçar ishte evakuuar nga anija MV Hondius.

Të gjithë ata që kanë mbetur në anije nuk kanë simptoma, thotë ministrja, duke shtuar se anija do të vazhdojë për në Ishujt Kanarie, në një “port dytësor” në Tenerife. Më pas të gjithë pasagjerët do të evakuohen, përpara se të riatdhesohen.

Top Channel