Crystal Palace, Mateta thyen heshtjen: Milan më bërë të ndihem keq, gjuri im nuk duhej operuar
Marco Van Basten i ka idetë shumë të qarta në lidhje me krizën e futbollit italian. Legjenda holandeze në një intervistë për median italiane në prezantimin e librit të tij të ri ’50 ndeshje, emocione pafund, Milani’, nuk u kursye aspak me kritikat e tij duke përfshirë edhe pronësitë aktuale të Milanit dhe Interit.
Sipas ish qendërsulmuesit kuqezi, janë pikërisht pronësitë e huaja pengesa kryesore për rilindjen e Serie A.
‘Aktualisht ka shumë pronarë të huaj në Itali që nuk kanë të bëjnë fare me historinë e klubeve dhe as nuk janë të interesuara për të. Është për të ardhur keq. Do të ishte shumë e rëndësishme që futbolli italian të kthehej në duart e italianëve në mënyrë që të kthehen në majën e Evropës’-tha Van Basten. Problem ky ku përfshihet edhe Milani i tij me të cilin holandezi fitoi Topin e Artë në 1988 me Van Basten që nuk e fshehu keqardhjen për situatën aktuale duke cituar edhe rivalitetin me Interin.
‘Një shembull është Milani që nuk është më ai që ka qenë. E ndjek dhe shpresoj që ta rimarrë veten shpejt, sepse sot për sot Inter po dominon në Itali dhe kjo nuk më pëlqen aspak’-shtoi Van Basten që më pas foli për gjendjen e kombëtares italiane
‘E kam parë kombëtaren italiane; tani i mungojnë yjet-tha Van Basten-Italia gjithnjë ka pasur një portier të madh, një mbrojtës të madh, një mesfushor të madh dhe një sulmues të madh. Sot për sot është e vështirë t’i shohësh dhe është e çuditshme. Futbolli italian komandonte botën, sot nuk është kështu’
Legjenda e Milanit e mbylli intervistën e tij duke pohuar se përveç Holandës ai do të mbështesë edhe një mikun e tij.
‘Unë mbështes Holandën, por nuk pres shumë. Dhe atëherë do të mbështes Brazilin e Carlo Ancelottit-tha Van Basten
Top Channel