Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij paraqiten në SPAK si dëshmitarë
Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi në lokalin që administronte në Prrenjas, ndante kokainë në doza me qëllim shitjen.
Po ashtu është arrestuar edhe një person që u kap në ambientet e lokalit për moskallëzim të krimit.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të bazuara te kontrollet, puna operative dhe hetimet, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin e koduar “Rrethinat”.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit Gj. K., 32 vjeç dhe K. R., 29 vjeç, të dy banues në Prrenjas.
Gjatë kontrolleve në lokalin që administronte 32-vjeçari, në Prrenjas, u gjetën 76 doza dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, siguruar dhe përgatitur me qëllim shitjen. Gjithashtu u gjetën mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Ndërkaq, 29-vjeçari u kap në ambientet e këtij lokali dhe dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit Gj. K., dhe nuk kishte kallëzuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel