U kthye të jetë i vetëm në krye të Premier League, arriti finalen e Ligës së Kampioneve, 20 vjet pas herës së fundit; padyshim që kjo javë është e Arsenalit. Djemtë e Mikel Artetës po bëjnë diçka të pabesueshme duke hyrë në historinë e Topçinjve.

Dhe sipas një legjende të klubit të kalibrit të Thierry Henry, që është ende shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Arsenal me 228 gola, kjo skuadër është superiore edhe ndaj ‘Të Pathyeshmëve’ të 2004; skuadra që u shpall kampione e Premier League pa pësuar asnjë humbje.

‘Kur shikon atë që ka realizuar ky grup, është e nevojshme të bësh një hap prapa për të kuptuar plotësisht të gjithë këtë-tha Henry për CBS- shpesh flasim për ‘Të Pathyeshmit’ e 20024, por çfarë mund të themi për këtë skuadër që  mbeti e pathyer në Ligën e Kampioneve? Është në një nivel krejt tjetër. Në Evropë nuk ke hapësira për të bërë gabime. E pamë qartë në gjysmëfinale kundër Atleticos. Të gjithë mendonin; ‘ky është një makth’, sepse e dimë se sa atyre iu pëlqen që të tërheqin në baltë. Por Arsenali mbeti i duruar, i mundi me lojën e tyre në një ndeshje shahu psikologjike’.

Për ish golashënuesin më të mirë të kombëtares franceze(51 gola), këta sulmues e kanë bërë tashmë historinë. ‘Të arrish në finale pa humbur asnjë ndeshje është një mesazh për botën që Arsenali po ripërcakton standardert e tij-shtoi Henry-Në radhë të parë unë jam tifoz dhe të shoh klubin tim të mishërojë ADN-në e Veriut të Londrës me kaq shumë klas dhe vendosmëri…prekem deri sa lotoj’.

Top Channel