Homazhet për Servet Pëllumbin, ish-presidenti Bamir Topi: Një nga burrat më të mirë në politikë, zëri më i ekuilibruar në PS

06/05/2026 11:31

Sot mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Ish-presidenti Bamir Topi, i cili mori pjesë në homazhe në nder të Pëllumbit, dha një prononcim për mediat. Ai e cilësoi ish-kryetarin e Kuvendit si një nga zërat më të ekuilibruar në politikë brenda Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se “Profesori ishte një nga burrat më të mirë në politikë”.

Dua të shpreh ngushëllime për familjen. Jam njohur me profesor Pëllumbin gjatë aktivitetit tim politik. Të jeni të siguritë se vjen si një bindje e brendshme dhe kontakte, ka qenë një nga zërat më të ekuilibruar, jo vetëm të politikës në përgjithësi, por brenda PS-së. Një njeri reformator. Ka shumë për të folur për profesor Pëllumbin. Është një nga burrat më të mirë që unë kam pasur rastin të bashkëpunoj në politikë!”, tha ish-presidenti.

Top Channel