Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur

06/05/2026 09:30

Kim Kardashian doli në Met Gala 2026 me një veshje të frymëzuar nga vitet 1960, duke kombinuar elemente bronzi dhe lëkure, në përputhje me temën e këtij viti “moda si art”.

Ylli i reality show-t u shfaq në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit në New York City, e veshur me një krijim portokalli që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave.
Për realizimin e pamjes së saj, Kardashian bashkëpunoi me artistin britanik Allen Jones, dizajnerët Patrick Whitaker dhe Keir Malem, si dhe drejtoreshën kreative Nadia Lee Cohen. Whitaker dhe Malem janë të njohur për punën e tyre në veshje lëkure të modës së lartë dhe kanë bashkëpunuar edhe në industrinë e filmit për projekte të njohura si “The Dark Knight”, “Captain America: The First Avenger” dhe “300: Rise of an Empire”.

Sipas revistës People, veshja e Kardashian përfshinte një pjesë të sipërme prej bronzi me jakë të lartë dhe një fund lëkure të pikturuar me dorë në motive shumëngjyrëshe, të hapur në pjesën e përparme për një efekt më të guximshëm. Ajo e kompletoi paraqitjen me taka në ngjyrë nude dhe flokë bionde të valëzuara, të stiluar nga Chris Appleton.
Në deklaratat për mediat, Kardashian tha se bashkëpunimi me Allen Jones ishte thelbësor për konceptin e veshjes, duke e cilësuar atë si një nga artistët e saj të preferuar. Ajo shtoi se krijimi ishte i frymëzuar nga një model i viteve 1960, duke e lidhur pamjen me estetikën e artit pop dhe veprat ikonike të Jones.

Top Channel