Bylisi merr fitore të madhe ndaj Elbasanit, qëndron në garë për qëndrimin mes me të mirave
06/05/2026 17:57
Bylisi mbahet në jetë, pasi arrin një fitore me përmbysje përballë Elbasanit në një ndeshje, në të cilën shënuan të parët, u barazuan, por arritën ta kthejnë, në një moment kur edhe rivalët direkt po bënin mirë.
Ishte Marku që kaloi fillimisht në avantazh skuadrën e Mirel Josës, teksa më pas Loukili baraoi për verdheblutë dhe rihapi ndeshjen.
Bylisi u rikthye në avantazh minutën 81-të me një autogol të Olberkis, duke siguruar një fitore të madhe, që i mban në garë për mbijetesën.
Elbasani merr një humbje që nuk ia heq kreun, por i humb shansin për tu shkëputur nga Vllaznia dhe Egnatia.
Bylis-Elbasani 2-1
Marku 47’, Olberkis (aut.) 81’/ Loukili 55’
Top Channel