Mesfushori i kombëtares kuqezi, Enis Çokaj, është pranë transferimit te Bochum në Bundesliga 2. Lojtari është në pronësi të Panathinaikos, por në këtë verë i skadon kontrata.

Mediat gjermane raportojnë se ai është pranë transferimit te skuadra gjermane, teksa në ditët e fundit është parë edhe në stadium për të ndjekur ndeshjet e Bochum.

Ai pritet të kalojë pa kosto, si lojtar i lirë, teksa duhet thënë se këtë sezon Çokaj e luajti si i huazuar te Levadiakos, ku luajti më shumë se 30 ndeshje.

Panathinaikos e bleu Çokajn për 1 milionë euro nga Lokomotiva Zagreb në vitin 2022, por nuk arriti të lërë gjurmë dhe kjo aventurë u përshkua nga huazimet.

Top Channel