“Marrëveshja mund t’i japë fund luftës dhe bllokadës amerikane”, Trump: Nëse nuk arrihet, bombardimet mbi Iran do jenë të nivelit më të lartë ndonjëherë
Për prindërit e Athena Strand, drejtësia u vu në vend: Vrasësi i vogëlushes së tyre 7-vjeçari, Tanner Horner është dënuar me vdekje për krimin e tij, pavarësisht se avokati i tij u përpoq të tregonte se klienti i tij kishte çrregullime të spektrit të autizmit.
Ngjarja që tronditi Teksasin dhe të gjithë SHBA-në ndodhi nëntorin e vitit 2002, kur shoferi i FedEx i ra derës së shtëpisë së familjes Strand për të dorëzuar postën dhe një pako me kukulla për të. Por 34-vjeçari përfitoi nga momenti për të rrëmbyer vajzën, të cilin e mori me kamionin e tij.
Juria dëgjoi në sallën e gjyqit sesi vogëlushja kishte luftuar për jetën e saj, dhe brenda më pak se 3 orësh doli me vendimin se Horner meritonte ndëshkimin kapital. Xhaxhai i vajzës, iu drejtua vrasësit duke i thënë se “ Duhet ta dish që ti je një askush. Emri yt do të harrohet, ndërsa emri i Athena-s do të mbetet përgjithmonë.” Familjarë të tjerë të vajzës përshkruan dhimbjen e tyre të pamasë.
“Athena ishte më shumë se një titull lajmi. Ne mbetëm me një boshllëk që nuk do të mund të mbushet kurrë”;, thuhet në deklaratën e tyre. Horner do të transferohet në të ashtuquajturën “qelie e vdekjes” në West Livingston ku do të presë ekzekutimin, data e të cilit nuk është caktuar ende.
Top Channel