Kaos te Milani, Tare kundër drejtuesëve dhe pronarëve të kuqezinjëve, bën “Like” dhe më pas e heq!
Në janar, Jean Philippe Mateta ishte shumë pranë kalimit te Milani, por një problem në gju i shfaqur gjatë vizitave mjekësore shtyu kuqezinjtë që të heqin dorë nga blerja e tij nga Crystal Palace. Në një intervistë për të përditshmen ‘L’Equipe’, qendërsulmuesi francez foli edhe për këtë episod.
‘Për atë moment vuajta shumë psikologjikisht, por më pas reflektova për mënyrën sesi duhet të rimerrja veten-tregon Mateta-u konsultova me disa specialistë dhe kur më siguruan se nuk duhej t’i nënshtrohesha ndërhyrjes kirurgjikale, punova shumë për t’u kthyer në fushë. Doja t’i tregoja Oliver Glasner se JP ishte gati të rimerrte vendin e tij dhe të fitonte me skuadrën’.
Italia në të ardhmen e tij? Nëse dyert e Milanellos iu mbyllën në fytyrë teksa ishte shumë pranë nënshkrimit me Milanin, Mateta mund të luajë gjithsesi në Serie A sezonin e ardhshëm. Me rastin e sfidës mes Milanit dhe Juventusit në tribunat e San Siros ishte edhe agjenti i futbollistit, një rrethanë kjo që ka shtuar zërat për të ardhmen e sulmuesit francez që përpara se të bëhej objektiv i Milanit, ishte edhe në shënjestrën e klubit bardhezi. Kontrata e tij me Crystal Palace skadon në 30 qershor të 2027 dhe Juventusi është aty pranë.
Top Channel