Frika e Iranit, refuzimi në kufijtë e SHBA: Duam garanci, jo fyerje ndaj krerëve tanë ushtarakë
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, Paolo Zampolli këmbëngul në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme të Italisë në Botërorin e Amerikës së Veriut që do të nisë në 11 qershor.
Përfaqësuesi special i SHBA ka folur sërish për këtë temë në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ duke shpjeguar se rregullorja e FIFA lë vend për interpretim përsa i përket zëvendësimit të një skuadre që nuk paraqitet në një kompeticion dhe se Irani nuk merr pjesë në Botëror, Italia që ka fituar 4 herë titullin botëror dhe ka klasifikimin më të mirë nga skuadrat e eliminuara, i ka kriteret e duhura.
Edhe pse presidenti i FIFA, Gianni Infantino e sqaroi se Irani do të marrë pjesë në këtë edicion të Kupës së Botës, Zampolli është i bindur se ka një rreze shpresë për Të Kaltrit. ‘Çështja është të kuptohet se çfarë kanë në mendje iranianët, të cilët është e vështirë t’u besosh. Tani thonë se skuadra do të vijë, por si i bëhet me ndjekësit e tyre që nuk janë të mirëpritur në SHBA duke parë atë çfarë po ndodh? Ndeshja është e hapur’-tha Zampolli
Ndërkaq drejtuesit e futbollit iranian kanë deklaruar se duan garanci për të shkuar me ndërgjegje të qetë në SHBA.
Top Channel