Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Në 31 maj mbushet 1 vit nga fitorja e titullit të parë e Paris Saint Germainit në Ligën e Kampioneve pas manitës në finale ndaj Interit 5-0. Sonte Luis Enrique dhe të tijët kthehen në Allianz Arena për të dhënë hapin vendimtar drejt finales së dytë radhazi, por këtë radhë ata do të kenë përballë një Bayern të vendosur dhe me mbështetjen e një tifozerie të zjarrtë për të kthyer gjithçka në ndeshjen e dytë pas një sfide të parë të paharrueshme javën e kaluar e fituar 5-4 nga parizienët.
Do të jetë kapitulli final i një sfide monumentale, galaktime mes dy skuadrave që duke u bazuar te fjalët e trajnerëve do ta luajnë këtë ndeshje duke iu qëndruar besnike stilit të tyre që i çoi deri në gjysmëfinale.
Bayern-PSG
Futbolli ofensiv, intensiv, pa frymë që nga minuta e parë deri tek e fundit që u shfaë në Paris, u ngrit në qiell në mënyë unanime, por pati edhe disa kritika për brishtësinë e mbrojtjeve të të dyja skuadrave. Të ndryshojnë taktikë? Si Vincent Kompany ashtu edhe Luis Enrique nuk kanë asnjë dyshim për atë që do të bëjnë këtë mbrëmje dhe gjithçka thotë se të dyja skuadrat do të argëtojnë tifozët me një tjetër recital historik.
Laimer në vend të Davies
Dhe në fakt duket se të dyja skuadrat do të hedhin në fushën e lojës të njëjtët lojtarë. Kompany mund të aktivizojë Konrad Laimer ne krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Alphonso Davies, ndërkohë që nuk do të kete Serge Gnabry sezoni i të cilit tashmë është mbyllur për shkak dëmtimi. Ndërsa Luis Enrique do të duhet të rishohë formacionin për shkak të mungesës së detyruar të Achraf Hakimi për shkak të një problemi muskular dhe tani është në dilemë për ta zëvendësuar
Zaïre-Emery në vend të Achraf Hakimi
Gjithçka tregon se Luis Enrique në fund do të vendosë për zgjedhjen më të parashikueshme; kthimi prapa i ëarren Zaïre-Emery si mbrojtës të djathtë, ndërsa vendin e tij në fushë do ta marrë Fabian Ruiz edhe pse në 5 ndeshjet e zhvilluara që nga rikthimi, ai ka qenë titullar vetëm në sfidën me Lorient. Luis Enrique do të kryqëzojë gishtat që Matvey Safonov të mos ketë probleme në portë gjatë ndeshjes duke qenë se Lucas Chevalier nuk është pas dëmtimit të pësuar në stërvitjen e së enjtes
Finalja e Budapestit në 30 maj do të jetë shpërblimi që do të marrin këto kolosë të futbollit evropian. Të ulemi të shohim këtë superndeshje, spektakli është i garantuar dhe Arsenali është tashmë në pritje…
Top Channel