Aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror, bizneset mblidhen para Bashkisë së Vlorës, kërkojnë takim me kryetaren
06/05/2026 15:41
Bizneset mblidhen para Bashkisë, kërkojnë takim me kryetaren për prishjet në prag të sezonit turistik.
Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, ku kërkojnë një takim me kryetaren lidhur me aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror.
Në një kërkesë zyrtare drejtuar Bashkisë, ata kërkojnë shtyrjen e afatit të prishjeve deri në fund të muajit shtator.
Sipas bizneseve, ndërhyrjet në këtë periudhë dëmtojnë aktivitetin ekonomik, pasi shumë struktura si pergola, tenda dielli dhe ambiente shtesë janë pjesë e investimeve të tyre.
Ata theksojnë se Vlora mbështetet te sezoni turistik dhe kërkojnë dialog me institucionet për të gjetur një zgjidhje që të mos dëmtojë biznesin lokal.
Top Channel