Egnatia likuidon të kuqtë në Rrogozhinë, Partizani mbetet jashtë kompeticioneve europiane
06/05/2026 18:03
Kampionët në fuqi të Egnatias kanë likuiduar Partizanin me një fitore të pastër me shifrat 2-0 në Rrogozhinë, në ndeshjen debutuese të Nevil Dedes në stol.
Ishte një ndeshje që nisi menjëherë më urinë dhe kontrollin e vendësve si në raste, ashtu edhe në lojë. Fillimisht shënoi mbrojtësi azer Aliyev në të 17-ën, teksa për të vulosur gjithçka mendoi sulmuesi Bakayoko.
Ky triumf e konsolidon Egnatian në treshe dhe e mban në garë për titullin, ndërsa Partizani mbyll llogaritë për vendin e katërt, që tashmë është i paarritshëm. Të kuqtë nuk do të mund të luajnë në kompeticionet europiane.
Egnatia-Partizani 2-0
Aliyev 17’, Bakayoko 56’
Top Channel