Infantino dhe Botërori: Kush shpenzon 2 mln USD për një biletë, i çoj unë personalisht hot dog dhe pije….
Pasi deklaroi vazhdimisht në konferenca për shtyp deri në mars se “nuk ishte ende koha” për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij, Hansi Flick pranoi në prill se aspironte të vazhdonte si trajner i Barcelonës “kur të përfundonte stadiumi dhe të fitonte Champions League”, e cila do të ishte “puna e tij e fundit”.
Agjenti i tij, Pini Zahavi ka ardhur për të diskutuar rinovimin e kontratës së Flick. “Mundo Deportivo” raporton tashmë se si klubi, ashtu edhe trajneri janë dakord për zgjatjen e kontratës së tij deri në fund të sezonit 2027-2028, me një mundësi për ta zgjatur atë deri më 30 qershor 2029.
Flick ka nënshkruar tashmë një kontratë me Barçën deri në vitin 2027, por detajet duhet të finalizohen dhe negociatat të përfundojnë. Përveç firmës së re me Flick, Zahavi do të diskutojë me Barcelonën edhe planet që klubi ka në lidhje me Lewandowskin.
Top Channel